FOTOLAJM/ Blloku te 'Komuna e Parisit' dhe Bulevardi 'Bajram Curri' e 'Zhan D’Ark' në Tiranë pajisen me ndriçim LED

FOTOLAJM/ Blloku te 'Komuna e Parisit' dhe Bulevardi 'Bajram Curri' e 'Zhan D’Ark' në Tiranë pajisen me ndriçim LED

Vendosja e llampave LED

Bashkia e Tiranës vijon përmirësimin e ndriçimit në kryeqytet. Blloku i zonës së “Komunës së Parisit” ka dalë në dritë falë punës dhe përkushtimit të punonjësve të Mirëmbajtjes së Ndriçimit Publik. Ekipi u kujdes për zëvendësimin e llampave inkandeshente me llampa LED.

Gjithashtu, është bërë dhe zëvendësimi i ndriçuesve inkandeshentë me ata led në Bulevardin “Bajram Curri” dhe “Zhan D’Ark”. Dritat LED, përveçse kursejnë energji elektrike, ka edhe kosto të lirë në mirëmbajtje dhe rrit cilësinë e ndriçimit.

Teknologjia LED garanton qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e llambave, disa herë më tepër krahasuar me jetëgjatësinë e llambave aktuale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë