FOTOLAJM/ Breshëri 'infektohet' nga koronavirusi, 'pushton' Prizrenin

FOTOLAJM/ Breshëri 'infektohet' nga koronavirusi, 'pushton' Prizrenin

Bresheri

Pas disa ditëve të nxehta në Kosovë, në mbrëmjen e djeshme, në disa fshatra të komunës së Prizrenit ka rënë breshër. Si për çudi edhe forma e tij ka qenë domethënëse për kohën, pasi ngjan me strukturën e koronavirusit.

Sipas disa fotove që kanë publikuar disa qytetarë në rrjetin social 'facebook', shihet se ka rënë shi e breshër në sasi të konsiderueshme.Në fotot e publikuar shihet se madhësia e breshërit është rreth 4 cm.

Moti i keq ka prekur edhe fshatrat: Krushë e Madhe, Krushë të Vogël, Randobravë, Piran, Zojz, Medvec. Raportohet se breshëri ka shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale duke dëmtuar shumë serra bujqësore, automjetet, xhamat e dritareve dhe çatitë e shtëpive.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë