Një breshkë uji gjigante e dalë në bregdetin e Semanit ka mahnitur pushuesit këtë të diel.

Përmasat e saj janë 1 metër e gjatë dhe 65 cm e gjerë. Pushuesit të mahnitur nga madhësia e saj janë aftuar për ta ndihmuar që breshka të rifutej sërish në ujë.

Me breshkën në krahë të cilën e ka mbajtur me shumë vështirësi për shkak të peshës, veterineri Niku Kristuli që shihet në këtë foto, është futur në ujë për ta lënë atë më pas të lirë. Shoqëruar me duartrokitjet e pushuesëve për gjestin e veterinerit, breshka është larguar.

Mbijetesa e breshkave është shumë e vogël. Në njëmijë breshka të vogla, 1 jeton sepse ka shumë rreziqe në kohën e parë të tyre të jetesës. Studiuesit vazhdimisht kërkojnë ndihmën e banorëv në evidentimin e breshkave për t’i ruajtur këto gjallesa të rrezikuara prej zhdukjes.

Italia dhe Greqia e kanë shndërruar folejzimin e breshkave detare në një atraksion turistik. Këto llojë breshkash janë parë shpesh kohët e fundit edhe në brigjet tona.