VIDEOLAJM/ Deputeti i PD-së shkon në Kuvend me çadër plazhi, ironizon Olta Xhaçkën: I ndau shqiptarët në të malit dhe të fushës

Deputeti demokrat Asallan Dogjani shkoi sot në Kuvend me një çadër plazhi, si një ironi ndaj deklaratës së Olta Xhaçkës, “Plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vër çadrën aty”.

Dogjani kërkoi që të fusë çadrën brenda në Kuvend, por nuk u lejua. Ndërsa në një deklaratë për mediat tha se shprehje të tilla janë diskriminuese ndaj qytetarëve shqiptarë. Ai kërkoi reagim nga Komsioneri Publik dhe Nikolla që të marrë masa.

“Kjo gjuhë urrejtje duke i ndarë shqiptarët të malit dhe të fushës është e dënueshme nga kodi penal dhe Kushtetuta. Ne jemi njëlloj shqiptar dhe kjo gjuhë e përdorur nga deputetja për të justifikuar vjedhjen e pronave në vendin tonë është e dënueshme. Kam marrë këtë çadër në mënyrë simbolike që të sensibilizohet opinion publik që gjuhë të tilla mos të përdoren, kërkoj nga Komisoneri Publik dhe Nikolla që të marrin masa nga kjo gjithë diskriminuese. Në plazh do shkoj me këtë, po në Kuvend nuk më lanë ta fusja.  Male ka dhe në Tepelenë dhe në Vlorë, por kjo e ka përdorur këtë shprehje për qytetarët nga veriu. Male ka në gjithë Shqipërinë”, tha Dogjani.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 18/04/2024 16:17

    Ish drejtorit te policis cadra i shkoka shume se qenka e bukur po ironia jo!!Ky nuk duhet te jete milioner po miliarder se trafikimi i "thaseve"dhe njererezve nuk kane kaluar ne Kakavij ne ato vite pa dijenin e tij!! Te arrish nepermjet korrupsionit dhe lobimeve te behesh deputet ne parlament nuk te jep te drejten vetem te akuzosh dhe te drejtosh gishtin te te tjeret po te besh "interpelanc"per veten se sa ke vjedhur dhe grabitur!! Dhe sistemin Time's e shajn sot por kur e kishte Berisha dhe Basha hajduti qeverin dhe shoferat e ambasadave u bene milioner me pashaportat pa arritur te flasim per konsujt dhe sekretaret e mabasadave ,as ne telefon nuk te pergjigjeshin po mos hapje portofolin!

    Përgjigju
  • Pena: 18/04/2024 15:47

    E harruat Nongraten qe thoshte qe Shkodra nuk I do socialistet??!!! Apo Blu, blu Shqiperia....

    Përgjigju
  • hektor: 18/04/2024 13:31

    Perse habiteni shpellar eshte ....

    Përgjigju
  • Roni: 18/04/2024 12:08

    Po mire e ka se ju flisni tani skeni lene toke te paxonme.

    Përgjigju
  • Meti Tirane: 18/04/2024 10:35

    Respekte Deputetit dhe ish drejtorit te Police Gjirokaster z. Asllan Dogjani, i cili donconn korupsionin dhe Ironizon ndarjet ndertnike e krahinore. Drejtesia le te veproje mbi te gjithe ata dhe familjaret e tyre qe abuzojne me detyrn dhe vjedhin pronen publike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë