Deputeti i PD-së për Lushnjën, Saimir Korreshi, është gjithnjë origjinal. Për seancën e sotgme plenare ai ka zgjedhur të sjellë një mesazh në Kuvend nga protesta e fermerëve në Lushnjë.

"Rrugës për në Parlament. Duke i sjellë produkte BIO qeverisë direkt nga fermerët e Myzeqesë", shkruan ai në krah të fotos së publikuar në Facebook.

Për të disatën herë fermerët e Myzeqesë janë mbledhur në protestë edhe sot, ku kanë marshuar nga Rrethrrotullimi i Plastmasit në qendër të Lushnjës, për të përfunduar në sheshin para bashkisë së qytetit. Fermerët e Lushnjës theksojnë se qëllimi i protestës është të sensibilizojë qeverinë dhe opinion publik në lidhje me ndryshimet e paketës fiskale për vitin 2022 në fushën e bujqësisë.

1636985667_1636976879Screenshot12.jpg