Infrastruktura rrugore në qytetin e Kukësit vijon që të mbetet problematike. Prej vitesh qindra banorë të lagjeve, kryesisht ato periferike, detyrohen që të ecin në rrugë në të cilat mbizotëron balta, gropat dhe pluhuri.

Ndonëse herë pas here kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve, siç tregojnë edhe këto foto, disa rrugë janë në gjendje tejet të rënduar.

Kjo situatë ka ardhur duke u përkeqësuar, pas mungesës së investimeve konkrete për rikonstruksionin e akseve të ndryshme rrugore, siç është kjo rrugë në lagjen numër 3 të qytetit.

Ndërkohë, problematike situata paraqitet edhe në rrugët e Njësive Administrative, ku prej më shumë se dy dekadave nuk është ndërhyrë.

Ata që e vuajnë akoma më shumë këtë situatë janë drejtuesit e automjeteve, të cilët detyrohen që të çojnë në servis automjetet, nga shkatërrimi që i’u bëhet gjatë qarkullimit nëpër këto rrugë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com