STOKHOLM - Në ndryshim nga Beogradi, ku desh angazhimi i mijëra forcave policore në ruajtje të sigurisë së delegacionit shqiptarë, kryeministri Edi Rama në Stokholm, ka ecur rrugëve të kryeqytetit suedez i pa shqetësuar, si një qytetar i thjeshtë.
Gjatë qëndrimit të vizitës së tij dy ditore në Suedi, Rama është fotografuar duke ecur, vetëm i pashoqëruar rrugëve të kryeqytetit suedez, duke të mos dhënë aspak përshtypjen e një shefi qeverie, por si një qytetar i thjeshtë. Kjo vizitë e Ramës në Suedi vjen pas asaj të 10 nëntorit në Beograd, e cila kaloi me tensione të mëdha.

Jo vetëm kaq, por në fotot e shpërndara, gjatë qëndrimit të tij, Rama ka ndarë disa momente edhe me gazetarët suedezë, ku është intervistuar, dhe ku pritet që temë kryesore të ketë qenë kapitulli i ri i marrëdhënieve rajonale që vendi ynë ka hapur.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO