KORÇË - Kryeministri Edi Rama vijon të promovojë qytetin e Korçës për të kaluar këto festa të fundvitit. Këtë radhë shefi i qeverisë, ka postuar në rrjetet sociale, disa fotografi të qytetit të Korçës në prag festash, ku ka promovuar ndërtesën e re në qytetin juglindor, i ashtuquajtur “Eiffel i Korçës”.

Në fotografitë e postuara, kryeministri Rama shprehet se kushdo që kërkon bukë dhe jo bukuri duhet të mësojë se diçka e bukur të shton jetën punën dhe energjinë, duke iu referuar “Eiffel të Korçës”.

Sipas Ramës, në shëmti nuk ka mirëqënie, prandaj për një mirëqënie më të mirë, edhe pamja duhet të jetë e bukur, duke vlerësuar kështu simbolin e ri të qytetit të Korçës.

“Ai qe shkruante dua buke jo bukuri ta mesoje se e bukura shton jeten energjine punen e buken! Ska mireqenie ne shemti” shkruan Rama në rrjetet sociale. 
 
Ndërsa në një postim të mëparshëm Rama shprehet se “Parisi i Vogël”, duke iu referuar Korçës, tashmë ka një shkallare galeri arti si dhe njëkohësisht një ballkon 360 gradë për të parë qytetin juglindor.
 
"Ejfeli" modern i "Parisit te Vogel",nje shkallare galeri arti + nje ballkon 360 grade mbi Korçen siç nuk e keni pare” shkruan Rama
 
korce
korce

korce

korce

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)