Teksa çdo ditë janë në krye të detyrës dhe kujdesen për çdo paciente të tyren, sot këto 10 mami te ‘Mbretëresha Geraldinë’, kanë edhe një përgjegjësi më të madhe: të kujdesen edhe për jetën që po zhvillohet brenda tyre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale në faqen zyrtare të maternitetit, teksa vihet në theks puna e tyre e palodhur, nga ana tjetër nënvizohet se kjo është një dhuratë e rrallë.

"Nga duart që kujdesen për jetën, tek zemrat që mbajnë jetë brenda tyre.

Në SUOGJ "Mbretëresha Geraldinë", 10 mami po përjetojnë së bashku mrekullinë e shtatzënisë.

Ato që çdo ditë kujdesen me përkushtim maksimal për gruan, nënën dhe foshnjen, sot mbajnë edhe vetë bekimin më të madh - Jetën brenda tyre

Një dhuratë e rrallë që na emocionon të gjithëve!", shkruhet në postim.