Pas shtrëngimit të duarve me ish-kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, në seancën e parë të sesionit të ri të Kuvendit, deputeti socialist dhe njëherazi kryetari i komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe duket se ka bërë paqe me opozitën.

Gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 9640, datë 9.11.2006 ”Për dhomat e tregtisë dhe industrisë”, në komisionin parlamentar të Financave, ka shkrepur një foto përkrah deputetes së PD, Liliana Elmazi.
Ligjvënësi socialist duket mjaft i qeshur përkrah koleges së tij demokrate, ndryshe nga serioziteti që e karakterizon zakonisht brenda ambienteve të kryesisë së Kuvendit.
Fotot e postuara në Facebook janë pritur me reagime nga ndjekësit e deputetes demokrate, por ajo ka sqaruar se kolegun e saj aktualisht në Kuvend, Erion Braçe, e ka pasur studentin e saj vite më parë.

/Shqiptarja.com