Atmosfera e nxehtë dhe rivaliteti mes dy ekipeve të Tiranës dhe Partizanit, derbit të Shqipërisë, është tashmë i njohur publikisht aq sa kjo ndeshje cilësohet si më e rëndësishmja e kampionatit shqiptar të futbollit.

Këtë herë kanë qenë tifozët bardheblu të Tiranës, të cilët rivalitetin me demat e kuq e kanë demonstruar sot me një arkivol sipër të cilit ishte vendosur flamuri i Partizanit.

Tifozët bardheblu kanë marshuar përmes qytetit me arkivolin mbi shpatulla si për të dhënë mesazhin që në ndeshjen e sotme, Tirana jo vetëm që do të mposhtë Partizanin por edhe do t’i përcjellë për në banesën e fundit.

arkivoliarkivoliarkivoli
(Në foto: Tifozët e Tiranës, drejt stadiumit me një arkivol te mbuluar me flamurin e Partizanit)


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)