TIRANE - Edhe pse në hetim për skandalin që përfshiu institucionin më të lartë financiar në vend, me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit, guvernatori i shkarkuar i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani duket se nuk është “braktisur” nga Presidenti Bujar Nishani. Në mbrëmjen e bamirësisë në Pallatin e Kongreseve, kreu i shtetit kishte të ftuar nderi eshte ish-kreun e BSH-së, Ardian Fullani.
Ai është paraqitur në këtë darkë me bashkëshorten e tij, zonjën Arjana,e cila është njëherësh edhe anëtare e Gjykatës së Lartë. Nuk dihet nëse ftesa ka qenë e drejtëpërdrejtë për Fullanin, apo bashkëshorten e tij.
Ish-guvernatori ishte në një tavolinë me miqtë e tij të cilët nuk e braktisën as në ditët e tij të vështira, kur u arrestua e qëndroi në paraburgim për skandalin që përfshiu BSH-në në muajin korrik.

Në këtë aktivitet morën pjesë ish-kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, si dhe drejtues mediesh e gazetarë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

darkën e bamirësisë së Presidentit">