FOTOLAJM/Hashim Thaçi
blen karrota në tregun e lagjes

FOTOLAJM/Hashim Thaçi<br />blen karrota në tregun e lagjes
Kryemimistri i Kosovës, Hashim Thaçi kishte dalë sot në tregun e lagjes së bashku me bashkëshorten për të bërë pazar për familjen e tij. Kryeministri kosovar, siç shprehet dhe vetë në Facebook-un e tij, bleu produkte të freskëta, mes të cilave karrota e perime të tjera.

" Sot ishte ditë e bukur me diell. E shfrytëzuam paraditën me Lumen të bëjmë furnizime për shtëpi dhe dolëm në tregun e lagjes. Tregu i lagjes sonë ka mjaft produkte të freskëta vendore. Zoti e bekoftë këtë tokë tonën", shkruan Thaçi në Facebook.

Por, siç e pohon dhe vetë ai, për shkak të detyrimeve dhe axhendës së tij të ngjushur, nuk del shpesh me bashkëshorten e tij.

"Për shkak të obligimeve, nuk më bjen shpesh të dal me Lumen, por ka ditë kur thjesht kam dëshirë të ndaj kohë bashkëshortes dhe shtëpisë. Drekat dhe darkat në shtëpi janë më se të mirëseardhura," citohet në Facebook-un e Thaçit.

Dhe pas pazarit, është koha që çifti Thaçi të pijë kafen e mëngjesit. "Pas tregut koha është për kafen e mëngjezit", pohon Kryeministri i Kosovës.


thaci ben shopping
(Foto: Kryeministri Thaçi dhe bashkëshortja e tij në treg) Foto të tjera

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit