Shifra e Berishës është kontradiktore pasi nëse bëjmë një llogari të thejshtë për 150 mijë persona nevojiten të paktën 37.mijë metra katrorë, por bulevardi jonë nga Sheshi 'Skëndërbej' deri tek sheshi 'Nënë Tereza' është I gjate rreth 1.1 km i gjate. Ky fakt hedh posht deklaratën e ish-kryedemokratit Berisha pasi vetëm nëse protestuesit do të kishin mbushur të tërë këtë gjatësi do të mund të arrinin në shifrën prej 150.000 personash.
Protestuesit janë përqëndruar vetëm në 11 mijë metra katrorë, pra nga Kryeministria deri tek Piramida, dhe nuk kanë qenë ngjeshur aspak me njëri–tjetrin.

(Në foto: Pamje nga sateliti, me ngjyrë të gjelbër gjatësia nga Kryeministria tek Piramida ku ishin përqëndruar protestuesit)
Më poshtë është stadiumi “Camp Nou” në Katalonjë ku luan Barcelona dhe ka një kapacitet prej 98 mijë spektatorësh. Sikurse vërehet fare lehtë në foto dendësia e të pranishmëve nuk mund të ketë kurrëfarë krahasimi me pjesëmarrrësit në protestën opozitës.

(Në foto: Në të majtë protestuesit e PD, dhe në të djathtë stadiumi "Camp Nou" në Katalonjë)
Ndërsa në foton më poshtë mund të shihni qartë një krahasim. Në njërën anë bëhet fjalë për finalen e kupës së Anglisë në vitin 1923, me 126 mijë spektatorë të pranishëm në stadium. ndërsa në krah të saj protestën e demokratëve ku pretendohet se janë 150 mijë pjesëmarrës .

(Në foto: Në të majtë protestuesit e PD, dhe në të djathtë stadiumi në finalen e kupës së Anglisë në vitin 1923, me 126 mijë spektatorë)
Edhe personat të ndryshëm në rrjetet sociale kanë hedhur dritë mbi shfrën e pjesëmarrësve në protestën e së premtes.

(Në foto: Shkrimi në Facebook i Sali Berishës lidhur me numrin e protestuesve)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
