TIRANE - Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të kalojë në një proces zgjedhor në të gjitha nivelet brenda strukturave të saj dhe për këtë ka vendosur që kartat e anëtarësisë të prodhohen me një element sigurie shtesë. 
 
Drejtori i Informacionit në LSI, Emiljano Aleksi, ka publikuar kartën e tij të anëtarësisë, së bashku me elementin shtesë të sigurisë.   

"Kartat e reja të anëtarësisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë elementë të fortë sigurie gjë që do të ndihmojnë cdo anëtar për të qenë pjesëmarrës aktiv në të gjithë procesin e zgjedhjeve që do të fillojë LSI "- shkruan këshilltari për mediat i kreut të LSI-së. 

emiljano aleksi

Redaksia online
Shqiptarja.com