Vetëm pak ditë nga vizita e Papa Françeskut në  Tiranë, ministrja e Kulturës  Mirela Kumbaro ka zbuluar se si do të “ndahet” sheshi Nënë Tereza. Në këtë shesh Ati i Shenjtë do të mbajë  fjalën e tij, e ndërsa prej disa ditësh i është nënshtruar një rikonstruksioni total duke sjellë një pamje krejt ndryshe nga ajo që ofronte.  Në sheshin Nënë Tereza janë përcaktuar vendet se ku do të qëndrojnë të ftuarit, zyrtarë të qeverisë, personat me aftësi të kufizuar apo dhe të rinjtë.
 
“Altari koncept i arkitekt  dhe zëvendësministrit të Kultures  Zef Cuni po ndërtohet sot nën mbikëqyrjen e rreptë të IMK dhe MK”, shkruan Kumbaro në rrjetin social Tëitter.
 
Ardhja e Papa Françeskut në Tiranë konsiderohet një ngjarje e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, veçanërisht për besimtarët e krishterë.



sheshi nene tereza
sheshi nene tereza
sheshi nene tereza
sheshi nene tereza
sheshi nen tereza

bulevardi
bulevardi


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)