Në këtë vizitë, përveç deklaratave dhe kërkesave të tij për përshpejtim të reformave në mënyrë që vendi ynë të ecë përpara drejt BE-së, ajo çka ka rënë në sy sot është fakti se, nga Tirana në Durrës ai ka udhëtuar me një furgon.
Veprimi i tij, ashtu siç zakonisht kanë bërë dhe bëjnë edhe përfaqësues të tjerë të BE-së, duket se kërkon të ndërgjegjësojë faktorin politik në vend që të mos shpenzojnë me formalitete të tepruara, por të jenë sa më praktik edhe në udhëtimet e tyre diplomatike.
Por ndonëse mesazhe të tilla vijnë hera herës nga ndërkombëtarët, politikanët shqiptarë vijojnë që ti kushtojnë rëndësi aparencës, sakohë që ata kudo që shkojnë nuk udhëtojnë me mjetet të tilla, por zgjedhin alternativa të tjera.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)