ATHINE - Pajtim Kasami ka shënuar golin e fitores për skuadrën e tij në ndeshjen kundër Juventusit në ndeshjen e grupit A në Ligën e Kampionëve, të cilin e ka festuar duke e bërë shqiponjën me anë të duarve.
 
Pavarësisht se luan për Kombëtaren e Zvicrës, Kasami ka treguar se rrënjët e tij janë kuqezi, duke e festuar golin ndaj Juventusit me shqiponjë.
 
Ai ka shënuar në minutën e 36 pas një pasimi të Mitroglout. Goditja e tij me të majtën e la të shtangur portierin e Juventusit, Buffonin.

pajtim kasami

pajtim kasami

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)