TIRANE - Pavarësisht se situata politike në vend është e tensionuar me akuza e kundërakuza, liderët politikë janë mbledhur pranë njëri-tjetrit në shenjtërimin e katedrales ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.
Gjatë kësaj ceremonie, bie në sy ulja pranë njëri-tjetrit e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bujar Nishani si dhe të Kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe kreut të PD Lulzim Basha.
Ndoshta ky ‘bashkim’ i politikës shqiptare mund të shërbejë si një ogur i mirë për dialogun politik të kërkuar nga ndërkombëtarët në kuadër të integrimit evropian të vendit, dhe veçanërisht kur brenda pak ditësh Shqipëria pritet të marrë përgjigje për statusin e vendit kandidat.

(Në foto: Liderët politikë shqiptarë në ceremoninë e shenjtërimit të katedrales ortodokse)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com