Më 1 shkurt 2013, Hillary Clinton i jep fund angazhimit të saj si sekretare amerikane e shtetit, e 67-ta me radhë. Nga ky post largohet me vlerësime të larta dhe, sipas presidentit amerikan, Barack Obama, me merita për ritkhimin e imazhit të dikurshëm të Shteteve të Bashkuara në botë. Por ajo kthehet sërish në skenën politike amerikane dhe jo vetëm, pasi kërkon të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. 
klinton 1
   Hillary Clinton me të shoqin, ish presidentin amerikan, Bill Clinton, dhe vajzën e tyre, Chelsa, duke
   dhënë betimin si sekretare amerikane e shtetit, në Departamentin Amerikan, Washington, 2 shkurt 2009

klinton 2
                               Hillary Clinton dhe Barack Obama, 2008... 


klinton 3
           Për katër vitet e saj si sekretare shteti zonja Clinton thotë: “Pjesë e punës sime fare në fillim
            ishte të vizitoj botën dhe të rikthej besimin në lidershipin amerikan”.  

klinton 3
     Hillary Clinton me të bijën, Chelsea, derisa përgatitej për të dëshmuar në seancën e
        konfirmimit të saj në Senatin e Shteteve të Bashkuara, janar 2009...


klinton 4
      Hillary Clinton dhe Madeleine Albright, gjithashtu ish sekretare amerikane e shtetit,
       në kohën kur president ishte bashkëshorti i zonjës Clinton, Bill Clinton.  

klinton 6

     Sekretarja amerikane e shtetit, duke vënë buzëkuq derisa po bisedonte me presidentin turk, Abdullah
      Gyl, në fillim të takimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, 23 shtator 2010

klinton 7
   Hillary Clinton dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke qeshur, në një adresim para
        mediave, në Departamentin Amerikan të Shtetit, 7 qershor 2011

klinton 8
    Hillary Clinton duke u përshëndetur miqësisht me ministrin e jashtëm turk, Ahmet Davutoglu,
        gjatë një takimi midis tyre në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara, më 9 qershor 2011

klinton 9
           Sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, në shoqërinë e ushtarëve të Libisë,
                  gjatë vizitës së saj në Tripoli, 18 tetor 2011

klinton 10
    Zonja Clinton duke pranuar uniformën e Los Angeles Lakers, nga legjenda e NBA-së dhe ambasadori
    i kulturës në Departamentin Amerikan të Shtetit, Kareem Abdul-Jabbar, Washington, 18 janar 2012


klinton 11 
            Sekretarja Clinton, duke “falënderuar” zotërinë që i solli një jastëk për shpinën e saj, derisa
                  fliste në Senat për çështje buxhetore në Washington, 28 shkurt 2012

klinton 12
       Secretarja amerikane e shtetit gjatë një vizite në Malawi, më 25 gusht 2012. Ishte kjo vizita
             e parë e një sekretari amerikan të shtetit në një vend të Afrikës juglindore


klinton 13
                           Hillary Clinton dhe Nelson Mandela, 6 gusht 2012.

klinton 14
     Presidenti rus, Vladimir Putin, mirëpret sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton,
                       në një samit në Vladivostok të Rusisë, 8 shtator 2012



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)