Këtë të hënë u mblodh Komisioni i Jashtëm Parlamentar nën drejtimin e Mimi Kodhelit, ku u diskutua ligji për pakicat kombëtare. Por ajo çfarë ra në sy gjatë zhvillimeve të punimeve ishte fakti se mediat nuk ishin "përtej gardhit" të vendosur nga ish-kryetarja e Komisionit, Arta Dade.
/Shqiptarja.com
Siç mund ta shohim edhe ngë fotot më parë gazetarëve dhe kameramanëve u duhej të qëndronin përtej, pasi Arta Dade nuk dëshironte që t'i afroheshin kamerat dhe gazetarët. Por që në mbledhjen e dytë, Kodheli heq barrierat.
(Komisioni nën drejtimin e Dades)
(Komisioni sot nën drejtimin e Kodhelit)
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com







