FOTOLAJM/ Krerët e Ballkanit Perëndimor të gjithë bashkë në Davos, veçohet Vuçiç! Qëndron i vetmuar pas në karrige: Mësuesit s’kanë qejf të ulen në rreshtin e parë

FOTOLAJM/ Krerët e Ballkanit Perëndimor të gjithë bashkë në Davos, veçohet Vuçiç! Qëndron i vetmuar pas në karrige: Mësuesit s’kanë qejf të ulen në rreshtin e parë

Krerët e Ballkanit Perëndimor dhe Vuçiç

DAVOS- Është duke qarkulluar me shpejtësi një foto në rrjete sociale direkt nga Forumi Botëror i Ekonomisë në Davos të Zvicrës, ku shfaqet Presidenti serb Vuçiç, ‘në hije’ nga krerët e tjerë të shtetit.

Siç duket edhe nga fotoja, Vuçiç shihet i vetmuar në panelin për Ballkanin Perëndimor.

Të gjithë liderët e tjerë të rajonit janë të ulur bashkë në pranel, vetëm Vuçiçi është i ulur vetëm në një qoshe një rresht prapa.  Fotoja tregon edhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllv Lajçak, kryeministrin kroat Andrej Pllenkoviq, kryeministrin shqiptar, Edi Rama e presidentin maqedonas Stevo Pendarovski.

Në një prononcim për media i është referuar faktit se ka qenë i vetëm dhe ka thënë se e kanë lutur të ulet në rreshtin e parë, por ai nuk ka dashur.

 "Nuk ka rëndësi se ku ulem. Nuk është çështja... Mësuesi nuk do t'ju pëlqejë nëse uleni në rreshtin e parë, është çështje e njohurive tuaja”, tha Vuçiç.

Kjo nuk është megjithatë hera e parë që Vuçiç fotografohet në situata të tilla, pasi në samite të tjera është fiksuar nga kamerat teksa qëndron i shkëputur nga të tjerët. Në forumin e Davosit, Lajçak u takua të veçanta me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me Vuçiçin. Në të dy rastet, ai shpjegoi se ishin diskutuar hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve si dhe situata në rajon.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:46
U përfol për foton ‘e vetmuar’ në Davos, Vuçiç ‘sqaron’: Mësuesit s’kanë qejf të ulen në rreshtin e parë, çështje njohurish

1674161216_vucici.JPG

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shkaktuar sot reagime dhe batuta të shumta në rrjetet sociale për shkak të fotos nga Davosi nga paneli për Ballkanin Perëndimor.

Në një prononcim për media i është referuar faktit se ka qenë i vetëm dhe ka thënë se e kanë lutur të ulet në rreshtin e parë, por ai nuk ka dashur.

"Aty zgjodha ku do të ulesha, edhe pse më kërkuan tre herë të vija në rreshtin e parë, nuk doja. Por kjo është një nga gjërat që është kënaqësi për mua. Kur ke biseda të vështira dhe kur mendon për këtë, për mua është pjesë e argëtimit të mirë, pse jo?

Pra, kur sheh se kundërshtarët e tu politikë nuk kanë çfarë të thonë për punën, rezultatet, aftësitë gjuhësore, atëherë mendojnë se kanë fituar diçka duke menduar se të gjithë janë sipërfaqësorë sa ata. Nuk ka rëndësi se ku ulem. Nuk është çështja... Mësuesi nuk do t'ju pëlqejë nëse uleni në rreshtin e parë, është çështje e njohurive tuaja”, tha Vuçiç.

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • karadakliu: 20/01/2023 08:55

    MESUESI I KEQ,I SOJELL NXENESIT PARA NJE IZOLIMI SI TE ISHIN ME ZHUGE

    Përgjigju
  • Koli: 19/01/2023 18:05

    Prape luan viktimen shkerdhata! E ka strategji, ka kohe qe e perdor perballe europianeve! Ne te kundert Kosoves i tregon dhembet!

    Përgjigju
    • Populli: 20/01/2023 07:04

      Per sa kohe te kemi Luizin dhe big brotherin ne s'na plas fare per Vucica dhe europe.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë