TIRANE - Të apasionuarit pas biçikletave kanë ndërmarrë një nismë mjaft interesante duke vënë në pah rëndësinë që ka përdorimi i biçikletave dhe përfitimet që sjell në mjedis e komunitet. Një grup të rinjsh kanë krijuar sot Akademinë e Aktivizimit me të cilën synojnë që të sjellin ndryshime thelbësore.
"Mirë se vini në Akademinë e Aktivizmit!
Pas disa vitesh punë për të rikthyer bicikletën kuptuam se Tiranës nuk i duhen thjesht çiklistë por aktivistë. Problemi ynë nuk është mungesa e aktivizmit, por mungesa e aktivistëve, të vetmit që mund të sjellin ndryshimet që ne kërkojmë çdo ditë. E pra krahas Akademisë së Dy Rrotakut, nga sot morëm angazhimin të ngremë dhe Akademinë e Aktivizmit, për të cilën aq shumë kemi nevojë.
Sot i dhamë të rinjve 10 problematika kryesore: Korsitë, Ajrin, Ujin, Hapësirat, Riciklimin, Apatinë, Korrupsionin, Premtimet Elektorale. I kërkuam atyre me ato pako mjete rrethanore të ndërtonin kauzat dhe përcillnin mesazhet e tyre në formën e protestës. Aktivizmi ndryshe nga profesionet apo pasionet e tjera, nuk mësohet në klasa, por në rrugë, nuk është lloqe kafesh, por aksion. Aktivizëm është të besosh dhe luftosh për një kauzë, ndoshta pa u shpërblyer, port ë paktën luftove për atë që besove!" - thuhet ne njoftimin ne faqen e Facebook te Akademise.

Foto të tjera

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO