Djali i miliarderit George Soros, Aleks Soros është takuar me kryeministrin Edi Rama, në Davos të Zvicrës, ku u mbajt edhe Forumi Ekonomik Botëror.

Ka qenë vetë Soros ai që ka ka postuar foto me kryeministrin Rama në Instagram, teksa thekson se Shqipëria e para nga të gjitha.

“Kthim në Davos të Zvicrës për Forumin Ekonomik Botëror, ku Shqipëria është e para, sepse gjërat shkojnë sipas rendit alfabetik”, shkruan Soros.