Fotolajm/ Kukan e Fleckenstein
ikin optimistë, batuta e selfie

Fotolajm/ Kukan e Fleckenstein<br />ikin optimistë, batuta e selfie
Vizita e dy eurodeputetëve, Knut Fleckenstein dhe Eduart Kukan në Tiranë, u shoqërua nga një frymë tepër pozitive dhe optimiste. Dy europarlamentarët, të cilët ndodhen në Tiranë për të monitoruar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, u shfaqën të kënaqur e tepër të qeshur, pas takimeve që zhvilluan me krerët e maxhorancës dhe opozitës.

Ndërsa mbahej konferenca e përbashkët për shtyp, në ambientet e kryesisë së Kuvendit, me kryeparlamentarin Meta,  Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Eduart Kukan, gjeti kohë të bënte dhe një selfie.

kukan selfie

Gjatë konferencës për shtyp nuk munguan edhe batutat mes eurodeputetëve dhe gazetarëve.

"Ne sot kemi dëgjuar udhëheqësit politikë në Shqipëri dhe unë do të largohem që këtu pak më shumë optimist, pra më duhet të pranoj që kemi optimizëm", tha Kukan gjatë fjalës së tij.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois