Në Parlamentin Europian ndodh që kur luhet himni, t’i kthehet shpina! Kështu ka ndodhur me drejtuesin e partisë euroskeptike britanike (UKIP), Nigel Farage, i cili në momentin kur luhej himni europian në nisje të punimeve të Parlamentit pas zgjedhjeve që u zhvillian në Maj, ktheu shpinën.

Mungesë reskepti është vlerësuar ku gjest nga deputetët e Parlamentit Europian, ndërsa mediat britanike e lidhin sjelljen e Farave me zgjedhjen e socialistit gjerman Martin Schulz President të Parlamentit Europian.
 
Nigel Farage pe

Partia Euroskeptike britanike e ka cilësuar zgjedhjen e Schulz “marrëveshje kulisash”, nxitur kjo nga mbështetja që Schulz i dha Jean-Claude Juncker, rivalit të tij në garën për president të Komisionit Europian.
 
Por edhe mediat britanik i janë vënë kundër Presidentit të Parlamentit Europian. Ato shkruajnë se në kushtet kur Shultz flet për nevojën e kursimeve, posti që ai ka marrë, paguhet 213 mijë sterlina në vit!

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)