Kryeministri Edi Rama i cili shquhet për stilin e tij në veshje dhe mesazhet që përcjell përmes tyre, ka rënë në sy gjatë qëndrimit në New York për kollaren e veçantë që mbante veshur. Xhaketë e zezë, këmishë e bardhë dhe kravatë ngjyrë flori me një portret mashkulli të skicuar në fund të saj është kombinimi që kishte zgjedhur Rama në punimet e Asamblesë së OKB-së.

Por çfarë mesazhi donte të përcillte Shefi i qeverisë shqiptare me këtë kravatë? Kush është portreti në të? E vështirë për t’u kuptuar. Megjithatë kjo kollare mbetet një nga të shumtat kollare të Ramës, që bien në sy për veçantinë e tyre.

rama


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)