Si e presin hapjen e punimeve të Legjislaturës së VIII Parlamentare deputetët e dy kampeve politike? Nga postimet e në facebook të majtët, të cilët nga sot janë maxhoranca e re me 83 deputetë janë treguar optimistë. 

Demokratët kanë reaguar duke treguar hapur se nuk e pranojnë lehtë të dalurit në opozitë, sidomos me me një grup parlamentar prej 46 deputetësh. 


TOPALLI: SOT “RILINDJA PARLAMENTARE!

Ora 23:30 (8 shtator 2013) Kryetarja e legjislacionit të kaluar Jozefina Topalli publikon tre foto. Albumin Topalli nuk komenton, por vendos një paralelizëm mes një foto të parlamentit të 100 viteve më parë dhe një foto të Tom Doshit dhe Taulant Ballës që po konfrontohen me policinë. Duke e quajtur “Rilindasit! - Parlamenti shqiptar rreth 100 vite me pare- Sot. "Rilindja" parlamentare

fb topalli

BERISHA: S'DUA TË HAP KUVENDIN E RI 

Berisha refuzon të hapë punimet e Kuvendit të ri të Shqipërisë, të cilat sipas traditës i hap gjithnjë politikani më i vjetër në moshë.

fb berisha

BRAÇE I PËRGJIGJET BERISHËS

Erjon Braçe i përgjigjet Berishës “S’kam keqardhje që refuzove të hapësh seancën e parë të Legjislaturës së re.

fb brace

ERMONELA FELAJ: NESËR RILINDJA 

Ermonela Felaj takon qeramarrës dhe ish pronarë të cilët për shkak të vendimeve të qeverisë për lirimin e banesave gjenden në rrugë.

fb ermonela felaj

PETRO KOÇI URON: UDHË TË MBARË LEGJISLATURËS SË RE

fb petro koci
ARBEN MALAJ: SOT IKËN QEVERISJA E DËSHTUAR E PD
Ish-deputeti Arben Malaj, shkruan në Facebook se, sot ikën qeverisja e dështuar 8 vjeçare e Partisë Demokratike.
Arben Malaj ne facebook

HALIMI: SA KUSHTON QEVERIA E PARLAMENTI I RI

Eduard Halimi ngre pyetjen sa do na kushtojë qeveria e re dhe Parlamenti i ri

fb halimi

PJERIN NDREU: NESËR FILLON NJË FAQE E RE

fb pjerin ndreu



OLLDASHI: NË OPOZITË ME VULLNETIN E 8 VITEVE QEVERISJE

Deputeti i PD-së Sokol Olldashi ka garantuar mbështetësit e tij të tetë viteve në qeverisjen e PD-së, se do të mbetet i njejti edhe tani që ai do ulet në karrigen e opozitarit.

fb olldashi

NIKO PELESHI ZBRET NË TIRANË

Pasi dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë, dhe mbajti një takim lamtumire me vartësit e tij në Bashkinë e Korçës, Niko Peleshi tashmë është vendosur në Tiranë për të nisur punën në krah të kryeministrit Edi Rama. Peleshi do të ulet në karrigen e zv/kryeministrit.

fb niko peleshi
 
ALFRED PEZA: NGA SOT 4 VITE PUNË PA ASNJË MINUTË PUSHIM

Gazetari Alfred Peza do të ulet sot për herë të parë në karrigen e deputetit.

fb alfred peza


(v.gj/shqiptarja.com)