ITALI - “Nëse partia ime do të jetë jashtë Parlamentit Evropian, atëherë unë do të heq mjekrën”.

Është ky premtimi i mbajtur nga ish-ministri i Mbrojtjes  italiane dhe tashmë kryetar i partisë “Vëllezërit e Italisë”, Ignazio La Russa i bërë live në emisionin “Porta a Porta” të  gazetarit Bruno Vespa, nëse partia e tij nuk do të merrte votat e nevojshme për të qenë pjesë e Parlamentit Evropian.

ignazio

Ky premtim është bërë nga La Russa në fund të muajit janar të vitit që lamë pas dhe tashmë që partia “Vëllezërit e Italisë” e humbi mundësinë për të qenë pjesë e parlamentit Evropian me 3.7% të votave, ai u kthye në studion e Vespës për ta realizuar bastin live.

ignazio

Kjo nuk është hera e parë që ish-ministri i Mbrojtjes vë bast për mjekrën e tij.

ignazio

Në vitin 2009  kur asokohe ishte eksponent i “Pld” kishte vënë bast se do të hiqte mjekrën për një muaj nëse partia e tij do të tejkalonte pragun e 40% me qoftë një pikë.

ignazio

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)