Fotolajm/ “Superhëna” shfaqet
në qiellin e Tiranës

Fotolajm/ “Superhëna” shfaqet<br />në qiellin e Tiranës
TIRANE- Mbrëmjen e djeshme në qiellin e Tiranës ka filluar të shfaqet një hënë e plotë dhe më e madhe se zakonisht. Kështu të gjithë qytetarët mund të shijojnë “Superhënën” e cila arrin kulmin e afrimit me tokën më 23 qershor.

Ky do të jetë afrimiteti më i madh i Hënës me Tokën në një largësi prej 356.991 kilometra, të paktën deri në 28 shtator të vitit 2015 ku largësia do të jetë 356.877 kilometra.

Ky fenomen njihet me termin “Superhëna”, e cila kësaj here parashikohet të marrë ngjyrë rozë. Ky afrimitet i hënës me tokën do të ndodhë përsëri në vitin 2014 dhe do të jetë 5 kilometra më afër krahasuar me largësinë e datës 23 qershor 2013.

Në 19 mars të vitit 2011, ndodhi i njëjti fenomen, dhe që atëherë ky fenomen është quajtur “Superhëna”.

Një koincidencë interesante është fakti se kjo “superhenë” përkon edhe me ditën e zgjedhjeve parlamentare që zhvillohen më 23 qershor në vendin tonë.

Sipas studiuesve, zmadhimi i hënës ndikon në sjelljen e qytetarëve. Kjo gjë ka ndikuar dhe në sjelljen e votuesve amerikanë në vitin 2002. Tani ngelet vetëm të presim për të parë çfarë do të ndodhë edhe me sjelljen e votuesve shqiptarë.

Këto janë fotot e bëra mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:40 nga Tirana.

superhena
superhena 1
superhena 2
superhena 3
superhena 4
superhena 5

Fotot ANTONIO ÇAKSHIRI

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Itali/ U plagosi me thikë shokun, 40 shqiptarë në burgun e Torinos bëhen bashkë dhe rrahin marokenin, 2 policë të plagosur

Itali/ U plagosi me thikë shokun, 40 shqiptarë në burgun e Torinos bëhen bashkë dhe rrahin marokenin, 2 policë të plagosur