Kjo është makina luksoze e makës Porche që i përket kandidatit të Bashkë Fitojmë në Roskovec, Erdit Hazizaj

Ajo ndodhet e bllokuar në polici, pas një incidenti që ndodhi sot në orët e mesditës. Vlera e makinës i kalon 200 mijë eurot. Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Erdit Hazizaj ka goditur me grushta dy qytetarë në Qendrën e Votimit 3061.

Dy qytetarët e plagosur quhen Andrea Hatia dhe Taulant Cjapi.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia e Shtetit dhe ka bërë veprimet përkatëse. Ende nuk dihet arsyeja e përplasjes së tyre./TemA