FOTOLAJM/Mediat ndërkombëtare
pasqyrojnë lajmin e sekuestrimit të ikonave
Lajmi për sekuestrimin e veprave të artit dhe trafikimin e tyre ka tërhequr vëmendjen dhe është pasqyruar në shumë mediat ndërkombëtare.
TIRANE- Lajmi se policia shqiptare ka konfiskuar më shumë se një mijë ikona dhe afreske që datojnë nga shekulli i 15-të deri në mesin e shekullit të 20-të, të vjedhura nga kishat dhe qendrat kulturore të Shqipërisë, pasqyrohet edhe në mediat më të rëndësishme ndërkombëtare. New York Times dhe Washinton Posted shkruajnë se “Policia shqiptare ka konfiskuar më shumë se 1.000 objekte arti fetare dhe laike që datojnë nga shekulli i 15-të deri në mesin e shekullit të 20-të, të cilat ishin vjedhur nga kishat dhe qendrat kulturore në Shqipërinë dhe Maqedoninë fqinje. Kryeministri Edi Rama, i cili filloi karrierën e tij si një artist, ka inspektuar veprat dhe në fjalën e tij ka vlerësuar policinë duke e folur për sakrificat e saj.
Në këto vjedhje ishin përfshirë 1.077 ikona, afreske dhe objekte të tjera dhe dy persona janë arrestuar si të dyshuar sepse kishin planifikuar që t’i të shesin jashtë, deklaroi policia të mërkurën. Pas një hetimi katërmujor veprat u gjetën në dy shtëpi në kryeqytet, Tiranë, ndërsa arrestimet ndodhën të martën në orët e vona të mbrëmjes. Zyrtarët nuk japin një vlerësim të vlerës së artikujve”. Gjithashtu New York Times përmend edhe se çfarë kanë pohuar burimet nga Shqipëria për lajmin ku përmendet se “zëdhënësja e Ministrisë së Kulturës, Milena Selimi tha se veprat e artit të vjedhura ishin drejtuar ndoshta për shitje në vende të tjera të Ballkanit ose në Evropën Perëndimore”. Gjithashtu shkruhet se “Veprat janë mbajtur në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, ku ekspertët do të vlerësojnë dhe do restaurojnë ato të dëmtuarat”.
Këto media janë informuar më gjerë për gjendjen alarmante të trashëgimisë në Shqipëri, ku konkretisht “Washington Times” shkruan se “autoritetet shprehen se shumë objekte fetare të trashëgimisë kulturore janë në rrezik për shkak të interesit të kufizuar në një vend ku feja ishte e ndaluar për dekada të tëra nën komunizëm”. Të dyja mediat kanë përmendur edhe kontributin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku kanë shkruar se “Rama u bëri thirrje shqiptarëve që të ndihmojnë për ndaluar zhveshjen e monumenteve nga ikonat fetare... “Duhet të ruajmë kë pak gjë që kemi. Nëse ne humbim këtë pasuri , historia jonë do të zhduket me të”, tha Rama.
Ndërkohë nuk kanë munguar komente të tilla se “Rama bëri emër në politikë si kryetar bashkie i Tiranës duke udhëhequr një fushatë për të pikturuar fasadat monotone të blloqeve të apartamenteve dhe i bëri me ngjyra të ndritshme”. Lajmi është shpërndarë edhe ne media të tjera në variante më të gjata ose më të shkurtuara. Hufington Post jep shkurt lajmin se mbi njëmijë objekte fetare të trashëgimisë kulturore kanë qenë në rrezik trafikimi duke përmendur aksionin e policisë në kapjen e 1,077 ikonave dhe afreskeve dhe arrestimin e dy personave.
(v.gj/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
33.1%
-
Jo
61.3%
-
Deri diku
5.6%
Vota total: 853
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
6 këshilla si të ulni tensionin e lartë të gjakut në dimër
28 Nëntor, 16:33
-
SHBA/ Dita e Falenderimeve, Trump uron amerikanët duke sulmuar demokratët: Gëzuar edhe ju që u përpoqët të shkatërronit vendin tonë
28 Nëntor, 16:30
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
28 Nëntor, 16:29
-
Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi
28 Nëntor, 16:27
-
Lideri i rebelëve Houthi: Po vazhdojmë sulmet Izraelit, ne bëjmë gjithçka për palestinezët
28 Nëntor, 16:18
-
Korçë, restaurohen ikonat e kishës ‘Fjetja e Shën Mërisë’, Ceka: I përkasin shekullit XIII
28 Nëntor, 16:16
-
Revista spanjolle 'Dimension Noticias': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që meritojnë vëmendje në 2025
28 Nëntor, 16:15
-
GJNP mund të revokojë urdhrat e arrestit ndaj Netanyahut dhe Gallant nëse Izraeli kryen një hetim serioz
28 Nëntor, 16:12
-
Akuza dhe dyshime për manipulim zgjedhjesh në atletikë, protagonistët mbledhje në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit
28 Nëntor, 16:05
-
De Rossi: E kanë gabim, të gjithë duan të imitojnë Guardiolën! Në Itali më i miri Gasperini
28 Nëntor, 16:00
-
Mark Zuckerberg darkon me Donald Trump në Mar-a-Lago
28 Nëntor, 15:58
-
Tiranë/ Zjarri përfshin banesën në Allias, plagosen lehtë nëna dhe 2 fëmijët e saj të mitur! Hetime për shkaqet
28 Nëntor, 15:55