Ndonëse sot u zyrtarizua kalimi i deputetes Mesila Doda nga Partia Demokratike tek Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, kësaj të fundit nuk i ndahet shpirti nga PD-ja dhe lideri i saj historik, Sali Berisha.

Siç shikoni edhe në këto foto, sot ajo në seancën e sotme të Kuvendit, është fotografuar duke përqafuar ish-kryeministrin Sali Berisha, përqafim që duket se është bërë me shumë respekt dhe përzemërsi nga të dy.

Kjo tregon se Mesila Doda ndonëse është larguar prej kohësh nga grupi parlamentar i Partisë demokratike, vijon që të ruajë një miqësi të bukur dhe të vërtetë me Sali Berishën, i cili në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 e kandidoi atë në Fier, aty ku ajo mori edhe mandatin e saj si deputete.

Mesila Doda vendosi që të largohej nga Partia Demokratike, pas pakënaqësive të saj sa i takon drejtimit të partisë nga ana e kryetarit të saj, Lulzim Basha.
Që nga sot ajo është pjesë e PDIU dhe pas dy javësh pritet që të marrë drejtimin e grupit parlamentar të PDIU.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com