FOTOLAJM/Meta lë drejtimin e
Kuvendit, ulet në karrigen e Dules

FOTOLAJM/Meta lë drejtimin e<br />Kuvendit, ulet në karrigen e Dules
Ashtu siç ka bërë edhe në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit të deputetëve, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ja ka lënë edhe sot stafetën e drejtimit të Seancës Parlamentare Vangjel Dules. Meta ka vendosur t’ia lërë drejtimin Dules, duke shmangur në këtë mënyrë zërat apo akuzat që mund të ngrihen ndaj tij për konflikt interesi, duke qenë se ai është i akuzuari i drejtpërdrejtë nga deputeti socialist Tom Doshi, me pretendimin se ka urdhëruar atentat ndaj tij. 

Në seancën e sotme ai shikohet të jetë ulur diku nga fund i sallës në karrigen e deputeti Vangjel Dule. 

Mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat në orët e vona të mbrëmjes së djeshme për dhënien e autorizimit Kuvendit për arrestimin e deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku, kërkesë kjo e dërguar një javë nga Prokuroria e Përgjithshme dhe që pritet të votohet nga momenti në moment në Parlament.

ilir meta

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm