Nëntë pako me hashash të lidhura në dron janë kapur nga policia malazeze në kufirin shqiptar.

Dyshohet se sasia e drogës ka “fluturuar” mbi liqenin e Shkodrës.

Ende nuk dihet sasia e saktë e drogës që u kap, teksa hetimet kanë nisur për të zbuluar itinerarin që ka bërë droni dhe personat që fshihen mbrapa kësaj.