Sot kreu i qeverisë Edi Rama dhe lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me ftesë të presidentit Nishani kanë zhvilluar një takim, qëllimi i së cilës ka qenë zgjidhja e ngërçit politik.
Por pavarësisht bisedave që janë zhvilluar në tavolinë, një foto e shkrepur nga momenti i takimit ka tërhequr jo pak vëmendje.
Teksa e sheh fotografinë, shprehitë në fytyrat e liderëve politikë tregojnë jo pak.
Presidenti Nishani i cili ndodhet në qendër të tavolinës, i qetë, ka pasqyruar pikërisht rolin që ai mbante, atë të negociatorit. Nga ana tjetër qëndron kryeministri Rama, i cili duket i zhytur në mendime.
Por ajo që bën përshtypje, është qëndrimi i liderit të opozitës Basha, i buzëqeshur ku duket se nuk e ka marrë aspak seriozisht këtë takim që mund të ofronte një zgjidhje për ngërçin politik.

(Foto nga takimi Rama- Basha- Nishani)
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com