UASHINGTON - Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama ka postuar një foto në Twitter me një pankartë në duar ku shkruhet: “Na ktheni vajzat tona!”

Përmes këtij postimi në Twittër, zonja Obama i është bashkuar lutjeve për për mbi 200 vajzat e rrëmbyera nga shkolla nga grupi islamik i rebelëve të Boko Haramit në Nigeri.
 
Në fjalën e saj në postim, Michelle Obama ka kërkuar që vajzat e rrëmbyera të shpëtohen dhe të rikthehen në familjet e tyre.

“Lutjet tona janë për vajzat nigeriane të rrëmbyera dhe për familjet e tyre. Është momenti që ta na i riktheni.” ka shkruar  zonja Obama në Twitter.
 
Në lidhje me këtë ngjarje është shprehur edhe presidenti Barack Obama, i cili ka thënë se SHBA po bëjnë gjithçka për të zbuluar vendndodhjen e tyre.
 
Më 14 prill, militantët islamikë të grupit Boko Haram kanë sulmuar shkollën e mesme në qytetin Chibok në Nigeri duke rrëmbyer të paktën 200 vajza.
 
Ndërkohë në një video të bërë publike këtë javë, lideri Boko Haram ka kërcënuar se do shesë nxënëset, duke thënë se ata nuk duhet të ishin në shkollë, por të martuara.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)