IOWA- Presidenti Barak Obama mbylli fushatën elektorale të hënën në mbrëmje i emocionuar dhe me lot. Loti i fiksuar në foto, shpërtheu gjatë fushatës së tij në Iowa ku i kërkoi mbështetësve të tij ta ndihmojnë për të mbyllur atë që nisën së bashku. ”Kemi bërë shumë progres këto vitet e fundit”- tha presidenti përpara një turme prej 20 mijë mbështetësve të saj. “Por Iowa ne jemi këtu sot sepse kemi shumë punë për të bërë. Udhëtimi ynë nuk mbaron."- shtoi Obama.
Obama mbylli fushatën e tij duke ritreguar historinë e Edith Child, të gruas nga Karolina e Jugut dhe sloganit të saj “fired up, ready to go” (e shqipëruar Ngrihuni, gati të nisemi). Është e njëjta histori që Obama mbylli fushatën e tij të parë elektorale në 2008.

(sg/shqiptajra.com)
/Shqiptarja.com