Fotolajm/Olen Cesari takon Papën
“I mahnitur me Shqipërinë tënde”
Olen Cesari, violinisti ynë me famë botërore, ka përjetuar sot një emocion të veçantë. Në sheshin Shën Pjetër në Romë, siç e shihni dhe në këto foto, ka mundur të këmbejë dy fjalë me Papa Françeskun.
ROME - Olen Cesari, violinisti ynë me famë botërore, ka përjetuar sot një emocion të veçantë. Në sheshin Shën Pjetër në Romë, siç e shihni dhe në këto foto, ka mundur të këmbejë dy fjalë me Papa Françeskun.
“Mbeta i mahnitur nga bukuria e Shqipërisë tënde”, i ka thënë i qeshur Ati i Shenjtë violinistit shqiptar. “Popull i ri, plot gjallëri dhe që ka vuajtur shumë”, ka vazhduar Papa Françesku, i cili vizitoi Shqipërinë më 21 shtator 2014.
Vizita e tij, fjalët e tij lanë gjurmë të thella në zemrat e shqiptarëve të të gjitha feve, por duket – dhe violinisti ynë virtuoz është dëshmitar dhe lajmëtar – se edhe Shqipëria e shqiptarët janë në zemrën e këtij njeriu të mirë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike