Në një foto të publikuar nga Repubblica shihen qartë një grup palestinezësh të zhveshur e të gjunjëzuar në rërën e shkretëtirës duke u mbajtur në observim direkt nga trupat izraelite.

Grupi palestinez i robëve të luftës nga rripi i Gazës mbajnë duart mbrapa kokës ndërkohë që u shihet qartë dhe poshtërimi në sytë e tyre. Robërit dyshohen të kenë lidhje me aktivitete terroriste në rajon.

Dita e sotme është dita e 17 e opercaint të forcave izraelite që kanë mësymur në Rripin e Gazës duke shkaktuar 750 viktima nga ana e palestinezëve (më së shumti popullsi civile) dhe duke pësuar 35 humbje nga rradhët e veta.


palestinezet
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)