TIRANE - Masakra mjedisore në Tiranë vazhdon të rritet çdo ditë e më tepër duke krijuar kështu një zinxhir të problemeve mjedisore.
Pas vendimit për ndërtimin e një pallati në digën e liqenit, punime të cilat vazhdojnë edhe sot, në rrjetet sociale por edhe në redaksinë e Shqiptarja.com është raportuar ky shqetësim.
Fotot tregojnë se të gjitha dherat që dalin nga gërryerja e truallit për pallatin në Digën e Liqenit hidhen tek Liqeni i Thatë për të mbushur këtë të fundit.
Dheu hidhet në Liqenin e thatë nga kamionët të cilët bëjnë punime tek gropa e pallatit poshtë digës së liqenit.
Kjo masakër mjedisore është e përditshme dhe nga askush nuk është marrë asnjë masë për ta parandaluar këtë.
Asnjë institucion apo shoqatë që mbron mjedisin nuk ka reaguar për të ndalur masakrën e radhës.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com