TIRANE- Pas përfundimit të mbledhjes së dytë përgatitore të kabinetit të ri të ministrave në Shkodër, kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka sjellë një foto të re. Bëhet fjalë për një pikturë shumëngjyrëshe të postuar në faqen e Ramës në rrjetin social “Facebook”. Mbi punimin shumëngjyrësh, janë shkruar disa rrjeshta që i drejtohen një ambasadori.
 
Pikërisht kështu nis shkrimi mbi pikturën shumëngjyrëshe: Dear Ambassador... dhe fjalët e tjera janë të mbuluara nga ngjyrat. Cilit ambasador dhe çfarë i ka shkruar Rama, për ta mbuluar më pas? Kush mund ta lexojë përtej pikturës?
 
Ndoshta edhe lexuesit mund të kontribuojnë për të kuptuar se cilit ambasador i drejtohet kryeministri Edi Rama dhe çfarë i ka thënë me letrën-pikturë të tij?
piktura e rames

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)