TIRANE- Policia Rrugore nuk ka kursyer as policinë Bashkiake të kryeqytetit, nga ndëshkimi për kundravajtje rrugore.

Fotoja në fjalë tregon momentin kur polici rrugor ka ndaluar një automjet të Policisë Bashkiake, i cili ka kaluar me semafor të kuq. Ngjarja është regjistruar në orën 15:15 të kësaj pasdite, në semaforin në hyrje të rrugës "Don Bosko".

Polici rrugor ka plotësuar procesverbalin e masës administrative e cila do marrë formën përfundimtare pasi të vendosë komisioni i vlerësimit të shkeljeve pranë Policisë Rrugore të Tiranës.

policia rrugore gjobit policine bashkiake
(Në Foto: Momenti kur gjobitet Policia Bashkiake e Tiranës)

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)