BERLIN - Kryeministri Rama ka zhvilluar një vizitë në Muzeun “Chekpoint Charlie” në Berlin i cili krimet e komunizmit në ish-Gjermaninë Lindore. Në këtë takim Rama ishte i shoqëruar nga djali i Mehmet Shehut, Bashkim Shehu si edhe nga një pjesë e kabinetit qeveritar si ministri Arben Ahmetaj dhe zëvendësministri i Transporteve Ylli Manjani.
....
Gjatë qëndrimit të tij në Berlin, kryeministri Edi Rama ka vizituar edhe muzeun “Checkpoint Charlie Berlin”. Këtë muze, i cili ka në fokus tragjedinë e komunizmit duke dokumentuar histori e tregime të të arratisurve përmes murit të Berlinit, kreu i qeverisë e cilëson mbresëlënës. Ndërkaq, kryeministri Rama, njofton se për një projekt të kësaj natyre po punon edhe ministria shqiptare e Kulturës.
“Në muzeun ‘Checkpoint Charlie Berlin’. Një muze mbresëlënës i cili ka në fokus tragjedinë e komunizmit duke dokumentuar histori e tregime të të arratisurve mbi, nën, dhe përmes murit të Berlinit, të cilët rrezikuan jetën për të fituar lirinë e tyre. Një projekt i kësaj natyre po punohet edhe nga Ministria jonë e Kulturës”, shkruan kryeministri Rama në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, ndërsa ka publikuar edhe disa foto nga kjo vizitë.
Foto të tjera

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com