Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter , shkruan se vazhdon operacioni kundër hajdutëve të energjisë elektrike dhe se në aksionin e organizuar sot në Tiranë, u konstatua se biznesi i madh paguante sa një furrë buke.

“Në operacion kundër hajdutëve të energjisë në Tiranë: Kabina ku biznesi i madh paguante sa një furrë buke”, shkruan Rama.

Ndërsa, operacioni kundër lidhjeve të paligjshme vazhdon në të gjithë vendin nga koordinimi i veprimeve të OSSHEE-Polici e Shtetit, sërish çdo ditë konstatohen abuzime me vjedhjen e energjisë elektrike.

Kryeministri Rama sjell si provë të aksionit një foto nga kabina, ku biznesi vidhte energjinë elektrike, si një provë këmbëngulëse e qeverisë për ta çuar deri në fund aksionin kundër vjedhjes së energjisë, pasi i shkakton shtetit një dëm prej 150 milionë dollarë humbje në vit.


kabina energjike



Redaksia Online
(Shqiptarja.com)