Gjatë vizitës së tij disa ditore në SHBA, kryeministri Edi Rama është takuar në Neë York me miliarderin George Soros, mikun e tij çmuar.  

“Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur”, shkruan Rama.

Takimi i Ramës me Soros vjen si një ‘provokim’ për Sali Berishën, i cili ka hehdur shpesh teori konspirative ndaj miliarderit. Berisha e akuzon miliarderin si armikun dhe personin kryesor që ka lobuar në SHBA për ta shpallur atë dhe familjen e tij ‘non grata’.

Soros në fakt është mik i kryeministrit Rama dhe takimet e tyre janë të shpeshta, por nga ana e Berishës ky interpretohet si bashkëpunim mes tyre për të ‘fundosur’ ish liderin e PD dhe këtë e lidh pikërisht me vendimin e DASH për ta futur në listën e zezë si minues të demokracisë dhe përfshirje në korrupsion.