TIRANE- Në bllokun e fotografive që kryeministri Rama ka përzgjedhur për të publikuar online në facebook nga pritja e ambasadës së Kosovës janë dhe ato të një momenti takimi kortezie mes tij dhe presidentit Bujar Nishani e kryetarit të Parlamentit Ilir Meta.

Ambasada e Kosovës organizoi mbrëmë një pritje në hotel “Sheraton” me rastin e 6 vjetorit të pavarësisë së Kosovës,dhe të pranishëm në ishin politikanë dhe personalitete të vendit dhe të huaj.

Përplasja e fundit mes Presidentit Nishani dhe qeverisë ishte ajo e prerjes së kangjellave nga Presidenca më 15 shkurt.

 Artan Shkreli dhe Artan Lame në emër të “Forumit për Trashëgiminë” e quajtën skandal pasi për prishjen e kangjellave duhej të ishte njoftuar Instituti i Monumenteve, pasi ky objekt përmban vlera historike e monumentale.
 
Në një reagim të saj presidenca shprehu keqardhje për “vërejtjet krejtësisht të pavenda, spekulative e të paprincipta, që 2 zyrtarë të lartë të Qeverisë që mbajnë respektivisht detyrën e kreut të ALUIZNI e Këshilltarit të Kryeministrit bënë në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj Institucionit e vetë Presidentit”.

Përmes njoftimit për shtyp Presidenca vërente se Presidenti ishte i habitur dhe i lënduar skajshëm me nostalgjizmin sovjetik të kritizerëve”.

nishani, rama, meta me logo
(Në foto: Kryeministri Rama, presidenti Nishani dhe kryetari i Kuvendi Ilir Meta)

nishani, rama, meta me logo
(Në foto: Kryeministri Rama, presidenti Nishani dhe kryetari i Kuvendi Ilir Meta)

rama, gaiani, me logo
(Në foto: Kryeministri Rama dhe ambasadori Italian Gaiani)

Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)