FOTOLAJM/ Rama takohet me Vjosa Osmanin në selinë e BE në New York! I pranishëm dhe Joseph Borrell: Anëtarësimi i arritshëm, me kusht që të ndiqen reformat!

FOTOLAJM/ Rama takohet me Vjosa Osmanin në selinë e BE në New York! I pranishëm dhe Joseph Borrell: Anëtarësimi i arritshëm, me kusht që të ndiqen reformat!

Gordana Silanovska-Davkova, Joseph Borrell, Vjosa Osmani dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga takimi në selinë e Bashkimit Evropian në New York.

Në një foto të publikuar në platformën Facebook, shihet se kreu i qeverisë ka takuar presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin, shefin e diplomacisë europiane, Joseph Borrell dhe presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova.

“Selia e BE, New York - Me Vjosën përpara drekës së punës së shefit të diplomacisë europiane Joseph Borrell, me liderët e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama krah fotos.

Edhe Komisioni Europian publikoi lajmin e takimit në faqen e tij zyrtare, duke vënë në dukje se “kjo mbledhje vjetore pasqyron përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj partneritetit me Ballkanin Perëndimor, shtetet anëtare të ardhshme të unionit”.

Vetë Borrell në fjalën e tij para liderëve ballkanas u shpreh se “Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e së ardhmes së Evropës” dhe se “anëtarësimi është i arritshëm, me kusht që reformat kyçe të ndiqen me fokus të ri, si dhe dialogu mes palëve”.

“Udhëheqësit duhet të marrin vendime të guximshme dhe strategjike për të çuar përpara aspiratat e tyre evropiane”, u shpreh ai.

 Takimi i shërbeu shkëmbimit të pikëpamjeve për çështje me interes të përbashkët dhe stabilitetit rajonal dhe global, ku temë ishte edhe situata në Ukrainë.

Xh.K/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?