Fotolajm/ Rama: Taksa zero ndaj
biznesit të vogël nxit vetëpunësimin

Fotolajm/ Rama: Taksa zero ndaj<br />biznesit të vogël nxit vetëpunësimin
TIRANE - Kryeministri Rama e cilëson vendimin për taksimin zero për bizneset e vogla si nxitje për vetëpunësimin, pavarësisht rezervave të shfaqura nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale bën një krahasim mes taksave që paguante biznesi i vogël në dy vitet e fundit ndërsa vitin e ardhshëm taksat që do të paguajnë janë 0.
 
Referuar fotos së postuar nga kreu i qeverisë, një biznes prodhim dhe tregtim ëmbëlsirash i biznesmenit Kastriot Paja me xhiro nga 0 deri në 2 milionë lekë të reja në vit, paguante në 2013-ën 48 mijë lekë. Ndërsa në vitin 2015 paguante 25 mijë lekë.

rama kujtim paja

 
Kujtojmë që taksimi 0 është kundërshtuar nga LSI. Gjithashtu aleati bashkëqeverisës ka kundërshtuar dhe pika të paketës fiskale siç është rritja e akcizës për birrën vendase apo taksat e reja për makinat e luksit. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi në Report Tv/ Takimi i Ramës në Athinë, normal apo provokim? Ja si përgjigjen qytetarët

Sondazhi në Report Tv/ Takimi i Ramës në Athinë, normal apo provokim? Ja si përgjigjen qytetarët