Të gjithë e dimë se Sajmir Tahiri është prej vitesh anëtar i Partisë Socialiste dhe drejton PS-në e Tiranës, por në këtë foto ai është shfaqur demokrat. Madje, ai ka bërë edhe gjestin e demokratëve, që janë dy gishtat.

tahiri

Teksa ka qenë në sallën e Parlamentit me disa fëmijë të cilët ndoqën nga afër seancën e ditës së sotme, Sajmir Tahiri ka pozuar për fëmijët, duke u bërë pjesë e tyre edhe përmes gjesteve apo selfie-ve.

Siç tregohet edhe në këtë foto, Ministri i Brendshëm ka buzëqeshur përkrah fëmijëve dhe ka bërë herë pas here edhe gjestin e demokratëve.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)